Draft-kodi Penal Manja, mjet përbindësh për të asfiksuar lirinë e fjalës dhe në mbrojtje të korrupsionit, ja ku bie…

Draft-kodi Penal Manja, mjet përbindësh për të asfiksuar lirinë e fjalës dhe në mbrojtje të korrupsionit, ja ku bie…

Drafti i ri i Kodit Penal i prezantuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, më 25 korrik 2025, synon të zëvendësojë Kodin ekzistues të vitit 1995. Hartuesit e këtij drafti pretendojnë se kjo iniciativë  është pjesë e reformave të integrimit evropian dhe përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire). Ndërkohë që mjafton të shikosh disa ndërhyrje për të kuptuar se qeverisja aktuale nëpërmjet një Kodi të ri Penal kërkon të dekriminalizojë shpërdorimin e detyrës, duke e kaluar në kundravajtje penale.  Në versionin aktual të Kodit Penal (neni 248), “shpërdorimi i detyrës” është një vepër penale që ndëshkon çdo veprim...