DPA bashkëpunim me arkivat kineze për digjitalizimin dhe pasurimin e dokumenteve

DPA bashkëpunim me arkivat kineze për digjitalizimin dhe pasurimin e dokumenteve

 Në kuadër të përpjekjeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për zgjerimin e marrëdhënieve me institucione dhe partnerë ndërkombëtarë, kreu i DPA, Auron Rrokaj, zhvilloi një takim me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Pang Chunxue. Në qendër të bisedimeve ishte krijimi i urave të bashkëpunimit mes arkivave homologe të Shqipërisë dhe Kinës, duke u mbështetur në marrëdhëniet tradicionale të miqësisë mes dy vendeve. Gjatë takimit u diskutua për një sërë fushash me interes të përbashkët, përfshirë shkëmbimin e përvojave dhe dokumenteve, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore, avancimin e digjitalizimit të dokumenteve arkivore, si edhe zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve të arkivave. Në këtë kuadër, Rrokaj ka zhvilluar më herët takime edhe me zëvendësshefen e Misionit në Detyrë të...