Douglas Luiz i kënaqur për golin: Ky ekip ka mundësi për më shumë, por duhen 90 minuta të shkëlqyera

Douglas Luiz i kënaqur për golin: Ky ekip ka mundësi për më shumë, por duhen 90 minuta të shkëlqyera

26 Tetor 2026 10:56 Telesport Me një gol dhe një assist, Douglas Luiz ishte protagonist në fitoren 2-0 që Juventus arriti të dielën në shtëpinë e Lecce. Sulmuesi brazilian shprehet i lumtur pas këtij triumfi, por thekson se ai dhe skuadra duhet ende të përmirësohen. “Jemi të kënaqur me lojën dhe golat. Bëmë një pjesë të parë të mirë, por në të dytën u treguam paksa të shkujdesur. Duhet të përmirësohemi dhe të luajmë më mirë gjatë gjithë ndeshjes,” tha Douglas Luiz. Ky ishte goli i tij i parë për klubin që kur u transferua nga Aston Villa në verën e vitit 2024, në një marrëveshje me vlerë 50 milionë euro. Gjithashtu, kjo ishte hera e parë që ai regjistron një gol dhe një asistim...