Dosjet e prapambetura, KLGJ plan për 84 gjyqtarë të rinj dhe 9 pozicione të përkohshme në Gjykatën e Lartë
foto ilustruese TIRANË- Mijëra dosje të prapambetura dhe mungesa e gjyqtarëve në sistem kanë nxitur Këshillin e Lartë Gjyqësor të propozojë zgjerimin e organikës së gjykatave në vend. Përmes një projektvendimi të hedhur për konsultim publik KLGJ parashikon shtimin e 102 pozicioneve të përhershme për gjyqtarë si dhe angazhimin e nëntë gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë. Kostoja e këtij plani vlerësohet në rreth 14 milionë euro në vit. Aktualisht organika e gjyqësorit parashikon 417 gjyqtarë, por në detyrë janë vetëm 309, për shkak të vendeve vakante. Me propozimin e ri, numri i pozicioneve të përhershme do të arrijë në 519. Nga 102 vendet e reja, 84 do të jenë pozicione funksionale ndërsa 18 të tjera do të shërbejnë si vende rezervë. Pjesa më...
Burimi:
zeri.ai