Dosje të vjedhura nga SPAK? Lala: Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie shpërndante materialet

Dosje të vjedhura nga SPAK? Lala: Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie shpërndante materialet

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar disa detaje në lidhje me hakerimin e sistemit të SPAK. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se në lidhje me këtë rast është thirrur në SPAK edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që dyshohet se ka bërë shpërndarje materialesh të prokurorisë. Po ashtu Lala theksoi se prokurorët kanë bërë kontrolle në zyrën dhe banesën e një ish-zyrtari të lartë. “Është thirrur edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje materialesh të SPAK-ut. I është këqyrur telefoni dhe janë marrë të dhënat. Është bërë kontroll në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë ta saktësoj i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në administratën shqiptare. Në këndvështrimin...