Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosje të vjedhura nga SPAK? Lala nxjerr detaje: Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie shpërndante materialet
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar disa detaje në lidhje me hakerimin e sistemit të SPAK. E ftuar mbremjen e djeshme ne nje emision televiziv, Lala tha se në lidhje me këtë rast është thirrur në SPAK edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që dyshohet se ka bërë shpërndarje materialesh të prokurorisë. Po ashtu Lala theksoi se prokurorët kanë bërë kontrolle në zyrën dhe banesën e një ish-zyrtari të lartë. “Është thirrur edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje materialesh të SPAK-ut. I është këqyrur telefoni dhe janë marrë të dhënat. Është bërë kontroll në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë ta saktësoj i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në...