Dosja ‘Toyota’/ GJKKO dënon me burg, ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarkën ja sa vite i caktohen…

Dosja ‘Toyota’/ GJKKO dënon me burg, ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarkën ja sa vite i caktohen…

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vite e 8 muaj burgim lidhur dosjen ‘Toyota Yaris’, GJKKO ka dënuar me 4 vite burgim ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka. SPAK kërkoi shpalljen fajtor të tij për akuzat: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Atij i hiqet e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.
Burimi: Sot.com.al