Burimi:
zeri.ai

Dosja Shpirti/ Dritan Prençi dhe Irena Gjoka shpërdoruan detyrën, duhet të jepnin dorëheqjen pas publikimit të skandalit
👁6915
Irena Gjoka dhe Dritan Prençi TIRANË-Skandali i fshehjes së provave që tregojnë përfshirjen e një prokurori të posaçëm në bisedat e një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari trafikun ndërkombëtar të drogës merr përmasa edhe më të mëdha, nëse kihen parasysh veprimet dhe mosveprimet e prokurorit Dritan Prençi dhe gjyqtares, Irena Gjoka. Dosja ‘Shpirti’, ku dëshmia e Mariglen Shushës implikon prokurorin e posaçëm, Ened Nakuçi në variantin italian të saj, por nuk e implikon në variantin shqiptar është një këmbanë alarmi. Në bashkëpunim apo jo, Dritan Prençi dhe Irena Gjoka mund të kenë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës....