Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosja që askush s’e prek! Kush po e mban pezull hetimin e “Bankers Petroleum”? Ja çfarë thotë Dumani
Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë takimit me gazetarët u pyet edhe për çështjen e “Bankers Petroleum”. Dumani u shpreh se hetimet aktualisht janë në dorën e Prokurorisë së Fierit. Kreu i SPAK theksoi se është në dorën e kësaj të fundit të vendosë nëse do të shpallë moskompetencën, për t’ia kaluar çështjen SPAK-ut. “Është në të drejtën e prokurorisë së Fierit që të vlerësojë nëse duhet të shpallë moskompetencën e ta sjellë. E njoh përciptazi si ju. Ne nuk mund të marrim iniciativën, ne mund ta tërheqim atë dosje nëse për të njëjtin fakt penal ne të kishim regjistruar...