Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dosja “Partizani”/ Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe Malltezit, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Është shtyrë procesi gjyqësor për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, të përfshirë në dosjen “Partizani”. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca e ardhshme do të mbahet më 15 shtator. Mbrojtja kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese. Avokati Genc Gjokutaj nga seanca ka thënë se ‘Gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm pasi janë nën vëzhgim nga SPAK. Kemi një kërkesë për të përjashtuar treshen gjykuese nga procesi’. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë për korrupsion e pastrim parash. Seanca e parë, më 30 qershor, u shty për mungesë të Berishës,...