Dosja “Partizani”/ Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës dhe e Malltezit

Dosja “Partizani”/ Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës dhe e Malltezit

Gjyqtari i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Berisha dhe Malltezi, të pandehur në dosjen “Partizani”, kërkuan që gjykimi të mos zhvillohet nga gjyqtarë të GJKKO-së, me pretendimin se ata nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Sipas tyre, kjo trupë është nën monitorim, përgjim dhe mbikëqyrje nga SPAK-u, institucion që, sipas mbrojtjes, përbën palë në proces. Më herët, relatorja e çështjes, gjyqtarja Elsa Ulliri, kishte kërkuar dorëheqjen, duke...