Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosja “Partizani” hap “Kutinë e Pandorës”, Argita Malltezi në shënjestrën e SPAK për fshehje pasurie, 1 milion euro…
👁12587
Dosja “Partizani” nuk është më thjesht një çështje e radhës për SPAK. Me zbardhjen e plotë të hetimeve dhe kalimin e saj për gjykim nga themeli, ajo po shndërrohet në pikën e kthesës që mund të trazojë themelet e një prej familjeve më të pushtetshme të politikës shqiptare. Si një kuti e mbyllur për vite me radhë, e cila sapo është çelur, kjo dosje po nxjerr në dritë jo vetëm skema të dyshimta pasurimi dhe përfitimesh, por një rrjet të ndërlikuar transaksionesh, interesash të padeklaruara dhe lidhjesh me oligarkë, që rrezikojnë të përfshijnë drejtpërdrejt vajzën e Sali Berishës, Argita Malltezin....