Dosja “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën dhe Malltezin

Dosja “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën dhe Malltezin

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish çëshjten e dosjes “Partizani”. Seanca e rradhës pritet të mbahet me 23 Prill ora 13:00.Bëhet e ditur se një prej avokatëve ka kërkuar kohë për të bërë mbrojtjen në seancën paraprake. Sali Berisha akuzohet në këtë dosje për korrupsion pasiv. Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja e Andia Pustina vetëm për pastrim parash.
Burimi: Opinion.al