Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Dosja ndaj “Bankers”/ Prokuroria e Fierit zbulon nëse hetimi për abuzime me naftën duhet t’i kalohet SPAK-ut
Prokuroria e Fierit po vijon hetimin e një çështjeje shumë të ndjeshme që ka të bëjë me pasurinë nëntokësore të Shqipërisë. Fushat e mëdha të naftës në Patos-Marinzë, pas një periudhe të gjatë shfrytëzimi nga ana e shtetit, prej vitit 2004 janë dhënë me koncesion. Kompania koncesionare është kaluar disa herë në aksionerë të ndryshëm. Në raportin prej qindra faqesh që prokuroria ka paraqitur në gjykatë pas arrestimit të disa personave të lidhur me koncesionarin Bankers, shkruhet se: “Nga analizimi i të dhënave të vetëdeklaruara nga Shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” në organin tatimor, referuar këqyrjes dhe nxjerrjes së këtyre...