Dosja Hetimore/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme!

Dosja Hetimore/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme!

Raiffeisen Bank në Shqipëri pranon se është përfshirë në një spirale skandali, ku, të paktën, 20 kredi me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra, janë marrë në sportelet e saj me anën e dokumentave të falsifikuara. Ky informacion, natyrisht, nuk është bërë publik nga një prej bankave kryesore në Shqipëri. Por, përfaqëesit e saj ligjorë i kanë deklaruar këto të dhëna në një proces civil që po zhvillohet së fundmi në gjykatën e Tiranës. Sipas një vendimi të togave të zeza të kryeqytetit, një 33-vjeçar nga kryeqyteti ka paditur “Raiffeisen Bank”, pasi i është refuzuar informacioni mbi një kredi të rreme të marrë nga dikush tjetër në emrin e tij. Mesditën e 16 Korrikut 2025, Adem B., me banim në Tiranë, merr një telefonatë....