DOSJA – Dy turiste nga Suedia vizitojnë Tiranën, por pretendojnë se janë përdhunuar nga 5 djem
Nga Elton Qyno - Syri.net/ Dy turiste nga Suedia që kishin mbërritur në Tiranë në 4 Shtator 2026, pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga 5 djem, të cilët i kanë ftuar vetë në banesën e tyre të marrë me qira përmes sistemit “AirBNB” në kryeqytet. Turistet kanë argumentuar në kallëzimin e tyre se abuzimi seksual ka ndodhur mes datës 5 dhe 6 shtator 2026 në Tiranë. Por siç mëson gazetari Elton Qyno, kallëzimin penal e kanë depozituar pas 3 ditësh në policinë e Durrësit, qytet në të cilin kishin shkuar për të pushuar. Kallëzimi i tyre më pas është transferuar nga Durrësi në Komisariatin nr.3 në Tiranë, oficerët e të cilit kanë nisur verifikimin e pretendimeve të dy turistet dhe identifikimin e 5 meshkujve që...
Burimi:
syri.net