Dosja 5D/ Shtyhet seanca në GJKKO për mungesë të trupës gjykuese

Dosja 5D/ Shtyhet seanca në GJKKO për mungesë të trupës gjykuese

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si “Dosja 5D” është shtyrë për shkak të mosformimit të plotë të trupës gjykuese. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtarit Erjon Bani, i cili ndodhet në një trajnim të paracaktuar. Më herët, pjesë e trupës ka qenë gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila ka dhënë dorëheqjen pasi kishte shqyrtuar më parë kërkesa të lidhura me këtë çështje. Ajo është zëvendësuar nga gjyqtari Bani. Aktualisht, trupa gjykuese përbëhet nga kryesuesja Flora Hajredinaj dhe anëtarët Flojera Davidhi dhe Erjon Bani. Sakaq, seanca e radhës do të caktohet pasi të jetë e plotësuar trupa gjykuese.
Burimi: Syri.net