Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Dorëzoj mandatin nëse…”/ Përplasen Bido dhe Xhaferri, socialisti: Humbët se doni të dilni si ëngjëj
Të ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, dy deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Besart Xhaferri nga PD dhe Ardit Bido nga PS, janë përfshirë në një debat të ashpër lidhur me procesin zgjedhor. Ardit Bido, deputeti më i ri i Parlamentit, i dalë nga qarku i Vlorës, i është përgjigjur akuzave të Xhaferrit (deputet i zgjedhur nga lista e mbyllur e PD në Qarkun e Tiranës ) duke i cilësuar si retorikë boshe. Përballë pretendimeve të Xhaferrit për manipulime në zgjedhje, Bido e sfidoi Xhaferrrin që të gjente një person që kishte kërkuar vota për të në institucione publike. “Nëse ti më gjen në një institucion një person që ka kërkuar votë për Ardit Bidon, pra për mua, unë...