Dorëzohet Danimarka/SHBA-ja, Groenlanda drejt marrëveshjes historike. Fiton Trump
Presidenti amerikan Donald Trump foli për një marrëveshje të përfunduar edhe para nënshkrimit të saj. “Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Mbretërinë e Danimarkës dhe Groenlandën, e cila i jep SHBA-së kontroll të përhershëm mbi sigurinë dhe të gjitha çështjet e tjera në Groenlandë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Sipas Trumpit, SHBA-ja do të ketë të drejtën të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për mbrojtjen e ishullit. Frederiksen: “E mirë për NATO-n dhe Evropën” Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi se bëhet fjalë për një marrëveshje që “forcon sigurinë tonë të përbashkët në Arktik dhe në Atlantikun e Veriut dhe për këtë arsye është e mirë edhe për NATO-n dhe Evropën”. Qeveria e Danimarkës pret që marrëveshja të nënshkruhet javën e ardhshme...
Burimi:
kohajone.com