Donte vilë në bregdet, ekipi i Serie C i bën dalje Elvis Kabashit

Donte vilë në bregdet, ekipi i Serie C i bën dalje Elvis Kabashit

Dikur refuzonte ftesën e Shqipërisë me shpresën se do luante për Italinë, por që nga ai moment karriera e Elvis Kabashit mori një rrjedhë të çuditshme. Së fundmi, mesfushori 31-vjeçar u largua si lojtar i lirë nga ekipi i Reggiana, që bën pjesë në Serie B, dhe do firmoste për Ascoli-n, që bën pjesë në Serie C. Mungonte vetëm firma në kontratën që ishte planifikuar për të hënën, por ajo nuk do të ndodhë, sepse Ascoli i ka thënë “jo” Elvis Kabashit. Arsyeja? Mesfushori 31-vjeçar ka kërkuar një vilë në bregdet, gjë që nuk është pranuar nga drejtuesit e rinj të klubit bardhezi. Kjo, për shkak të një “pakti etik” të bërë me tifozët, i cili parashikon që lojtarët e Ascolit të jenë pjesë e...