Donnarumma në udhëkryq, rinovimi ka ngecur. Chevalier në prapaskenë, çfarë po ndodh te PSG?

Donnarumma në udhëkryq, rinovimi ka ngecur. Chevalier në prapaskenë, çfarë po ndodh te PSG?

PSG i rikthehet stërvitjes të mërkurën në mëngjes, mes lojtarëve të grumbulluar në kampin e “Poissy” pritet të jetë edhe Gianluigi Donnarumma, pavarësisht zërave në rritje për një largim të mundshëm. Mediat franceze kanë raportuar prej javësh për një interes të fortë të PSG-së ndaj Lucas Chevalier të Lille, si dhe për stanjacionin e plotë të bisedimeve për rinovimin e kontratës së Donnarumma, që skadon në vitin 2026. Prioritetet e klubit dhe interesat nga Premier LeaguePrej më shumë se një viti, Donnarumma dhe klubi kanë diskutuar për zgjatjen e kontratës, por palët nuk kanë gjetur ende një terren të përbashkët. PSG ka vendosur së fundmi të zbatojë politika të reja në rinovime, duke ofruar kontrata më fleksibël dhe me komponentë të lartë variabël, të bazuar...