Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës Botërore “Felix Stamm”

Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës Botërore “Felix Stamm”

Donjeta Sadiku, një nga emrat më premtues të boksit kosovar, është kualifikuar në gjysmëfinalen e turneut ndërkombëtar të boksit “Felix Stamm”, që po zhvillohet në kryeqytetin polak, pasi mposhti me dominim të plotë vendasen Aleksandra Jankowiak në kategorinë deri në 60 kilogramë.Sadiku siguroi fitoren me rezultatin unanim 5–0 të martën mbrëma, në një përballje ku imponoi ritmin dhe kontrollin nga fillimi në fund. Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, ajo tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme taktike dhe teknike, duke goditur me saktësi dhe duke detyruar kundërshtaren të mbrohej në pjesën më të madhe të meçit.Fitorja e dërgon Sadikun në gjysmëfinale,...
Burimi: Diasporashqiptare.al