Donald Trump: Bomba jonë depërtoi në Fordow si të ishte gjalpë, tani atje ka vetëm gure

Donald Trump: Bomba jonë depërtoi në Fordow si të ishte gjalpë, tani atje ka vetëm gure

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar plotësisht programin bërthamor të Iranit, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si më të fuqishmen ndonjëherë ndaj Teheranit. Në një intervistë për Fox News, Trump tha: “Programi bërthamor i Iranit u shkatërrua si kurrë më parë. Kjo nënkuptonte fundin e ambicieve të tyre bërthamore – të paktën për një periudhë kohe.” Deklarata e Trump vjen një javë pas bombardimeve ajrore të SHBA-së ndaj tre impianteve kryesore bërthamore iraniane. Një nga objektet kryesore, sipas tij, ishte objekti nëntokësor në Fordo, për të cilin ai deklaroi: “Bomba depërtoi në strukturë si...
Burimi: Javanews.al