Burimi:
Sot.com.al

Doli për të kërkuar djalin që ‘u zhduk’ mes dëborës në Has, humb gjurmët edhe babai
👁4879
Një 27-vjeçar rezulton i zhdukur që prej pasdites së të dielës, kur vendi u përfshi nga reshje të pazakonta bore. Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të. Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain...