Doli për të gjuajtur/ 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut, Forcat e Kërkim Shpëtimit të Kosovës dhe policia e Hasit krehin zonën

Doli për të gjuajtur/ 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut, Forcat e Kërkim Shpëtimit të Kosovës dhe policia e Hasit krehin zonën

 Një 26-vjeçar nga Hasi është zhdukur në malin e Pashtrikut. Raportohet se i riu kishte dalë për të gjuajtur në mal. Forcat e Kërkim Shpëtimit të Kosovës në bashkëpunim me policinë e Hasit po bëjnë krehjen e zonës. I riu ka kaluar natën në mal dhe rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë familjarët. Terreni i vështirë dhe koha e keqe me borë kanë vështirësuar punën dhe familjarët nuk kanë arritur të pikasin të riun. Ai ka dalë gjatë ditës së djeshme dhe pas mesnatës nuk ka asnjë kontakt me të.
Burimi: Syri.net