Doli nga makina dhe kërcënoi 32-vjeçarin me pistoletë të kthesa e Kamzës, arrestohet 27-vjeçari dhe i vëllai

Doli nga makina dhe kërcënoi 32-vjeçarin me pistoletë të kthesa e Kamzës, arrestohet 27-vjeçari dhe i vëllai

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi kanosi me armë zjarri një 32-vjeçar. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ledio Matranxhi qarkullonte në kryeqytet me armë zjarri. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti me një drejtues tjetër automjeti. Ka qenë vetë qytetari 32-vjeçar që u kërcënua me armë, ai i cili bëri denoncimin në polici dhe filmoi ngjarjen. Sipas pamjeve, i dyshuari Ledio Matranxhi doli nga makina dhe shpërtheu në ofendime, duke mbajtur në dorë edhe pistoletën me të cilën e kërcënoi. Më pas u largua. Policia që u vendos menjëherë në lëvizje, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjeti armën e zjarrit, dhe një sasi municioni luftarak të cilat u sekuestruan në...