Dokumentet biometrike, vendimi i ri për pasaportat dhe kartat e ID-së
Qeveria ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm në vendimin e vitit 2023 për krijimin e shoqërisë aksionare përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike. Vendimi i ri, i propozuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, rikonfiguron mënyrën se si shoqëria shtetërore do të administrojë infrastruktura kritike dhe sistemet e identitetit digjital të shtetasve shqiptarë. Sipas ndryshimit të miratuar në pikën 7 të vendimit ekzistues, shoqërisë aksionare shtetërore i ngarkohet detyra e administrimit dhe zhvillimit të procesit “nëpërmjet furnizimit nga shoqëria ‘ALBTraceCo’, sh.a.”. Vendimi i ri përcakton se furnizimi nga “ALBTraceCo” sh.a. do të mbulojë të gjitha kapacitetet e nevojshme të infrastrukturës dhe teknologjive të sigurisë së lartë. Këto sisteme do të garantojnë mbrojtjen e të dhënave sensitive të qytetarëve, identitetin dhe të dhënat biometrike,...
Burimi:
kohajone.com