Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
DokuFest: Shpallen fituesit e Forumit të Filmit të Shkurtër
DokuFest ka njoftuar se janë shpallur fituesit e edicionit të parë të Forumit të Filmit të Shkurtër, gjatë një recepsioni me datën 6 gusht 2025, organizuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) në Prizren. Ceremonia e ndarjes së çmimeve shënoi përmbylljen e këtij edicioni të parë që mblodhi së bashku tetë projekte të veçanta nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Forumi i Filmit të Shkurtër është krijuar për të mbështetur dhe zhvilluar talentët e rinj në fushën e filmit të shkurtër në rajon, duke ofruar mentorim profesional, mundësi bashkëpunimi dhe prezantimi para industrisë. Më poshtë gjeni listën e plotë të çmimeve dhe filmave fitues më poshtë: Çmimi EURO CONNECTION I Still Haven’t Cried / Regjia: Flaka Kokolli (Kosovë) Çmimi AGORA MARKET Discobox / Regjia:...