“Doja të ndikoja te të tjerët”- Doli së bashku me vajzën 1-vjeçare në protestë te Kryeministria dhe u bë viral, flet i riu: Kanë baltosur emrin tim si patronazhist
Një ditë më parë, Eris Xhaja u bë viral, pasi doli në protestë, duke mbajtur në krah vajzën e tij 1-vjeçare. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai tregoi se përse e bëri këtë veprim, ndërsa iu përgjigj edhe komenteve të ardhura në rrjetet sociale, që e akuzonin se kërkonte të shuante protestën. “E ndjeva detyrim si prind të dilja në atë protestë. Doja që kjo gjëja të mos vazhdonte më. Protesta të vazhdojë, por jo dhuna. E ndjeva si detyrim që të ndryshojmë strategjinë e protestës, në mënyrë që ky sistem të bjerë. Ky sistem i kalbur bie kollaj, mjafton të bojkotosh çdo gjë. Lini punët, bllokoni rrugët. Duke bërë këtë lloj gjesti, do të ndikoja te protestuesit që të merrnin dhe ata fëmijët...
Burimi:
javanews.al