Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi jetën e banorëve, vihet në pranga 34-vjeçari në Tiranë
Sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në afërsi të autostradës “TEG – Tiranë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet hetimore, me qëllim përcaktimin e autorësisë, si dhe për të mundësuar shuarjen e zjarrit, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, J. S., 34 vjeç, banues në fshatin Mjull Bathore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët, që të mos ndezin zjarre,...