“Dockers’ Derby” rikthehet pas 14 vitesh. 4 gola të shënuar dhe spektakël në fushë e tribuna, por pa fitues (video)
Pas plot 14 vitesh mungesë, Anglia përjetoi sot “Dockers’ Derby”, mes Milwall dhe West Ham, që u mbyll në barazim 2-2. Përballja mes këtyre dy ekipeve është një nga rivalitetet më të mëdha dhe më të tensionuara në historinë e futbollit anglez. Historia e këtij derbi nis në fund të shekullit XIX, ku të dyja ekipet u kirjuan nga punëtorët e porteve dhe kantieret e anijeve përgjatë lumit Thames. Punëtorët e secilit ekip përfaqësonin dy fabrika të ndryshme. Përpara se të kthehej në një rivalitet historik në futboll, së pari ishte një rivalitet ekonomik dhe social mes punëtorëve të dy kompanive të mëdha. Përballjet mes këtyre dy klubeve janë shoqëruar gjithmonë me tensione dhe trazira të mëdha. Përsa i përket sfidës së sotme, e luajtur...
Burimi:
telesport.al