Do të udhëtojë drejt Strasburgut, Berisha kërkon leje në SPAK për të mos u paraqitur në prokurori

Do të udhëtojë drejt Strasburgut, Berisha kërkon leje në SPAK për të mos u paraqitur në prokurori

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme. Mësohet se arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut, në Francë. Do të duhej që Berisha të shkonte në SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij, detyrim paraqitje.
Burimi: Sot.com.al