Do të përballet me Salah, lojtari i Kombëtares kontakton Muçin për t’i marrë fanellën yllit egjiptian

Do të përballet me Salah, lojtari i Kombëtares kontakton Muçin për t’i marrë fanellën yllit egjiptian

Trabzonspori përballet sot me Hearts-in në javën e dytë të Conference League-s. Sabah Kerjota ka folur për mediat skoceze në prag të kësaj sfide. Lojtari më i ri i Kombëtares shqiptare ka shprehur hapur adhurimin e tij për yllin kundërshtar, Salahun. Madje ka zbuluar se ka kontaktuar me Ernest Muçin për të siguruar fanellën e egjiptianit pas ndeshjes. “Salah është një nga më të mirët, jo vetëm për lojtarët te Hearts-it, por për çdo lojtar në botë. Ai është një nga heronjtë e mi. E kam ndjekur dhe jam përpjekur të mësoj prej tij. A do të doja të merrja fanellën e Salah pas ndeshjes? Kam folur tashmë me futbollistin shqiptar që luan për Trabzonsporin dhe është gjithashtu pjesë e kombëtares sonë. Shpresoj të siguroj...