Do ta paguajnë shqiptarët/ PD-ja paralajmëron Edi Ramën për Aeroportin e Vlorës
Partia Demokratike në Vlorë ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me situatën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Në një deklaratë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Rezenbrik Serjani, pretendon se qeveria ka nisur procedurat për prishjen e njëanshme të kontratës së koncesionit, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme financiare dhe juridike për shtetin shqiptar. Sipas Serjanit, mosmarrëveshjet mes partnerëve privatë të aeroportit duhet të ishin zgjidhur përmes gjykatave ose arbitrazhit, ndërsa qeveria, sipas tij, ka zgjedhur të ndërhyjë drejtpërdrejt në marrëdhënien kontraktore. PD pretendon se një përballje e mundshme në arbitrazh ndërkombëtar mund të sjellë një faturë të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Serjani i referohet edhe studimit të fizibilitetit, sipas të cilit, në rast se nuk realizohen të ardhurat minimale të parashikuara,...
Burimi:
ntv.al