“Do ta ha të gjallë…”; por Cucurella “e futi në xhep” Yamal. Ylli i Barcelonës, pa shkëlqim në “El Clasico”
26 Tetor 2026 12:31 Alfred Lleshi Marc Cucurella zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në “El Clásico”, duke neutralizuar Lamine Yamal. Mbrojtësi i krahut, falë intensitetit dhe leximit taktik të lojës, fitoi thuajse të gjitha duelet me talentin e Barcelonës. Statistikat dëshmojnë vështirësitë e Yamal: vetëm 77% saktësi në pasime, 10 duele të humbura, 4 driblime të suksesshme nga 9 tentativa dhe asnjë gjuajtje në kuadrat. Ndërkohë, Cucurella kompletoi 37 nga 40 pasime, realizoi 5 largime të topit dhe 6 rikuperime. José Mourinho e vlerësoi lart mbrojtësin: “Cucurella luajti kundër një futbollisti të madh, që është edhe shoku i tij. Ishte ndeshja më e vështirë që ka zhvilluar ndonjëherë, por e tejkaloi veten përballë një lojtari fantastik”. Trajneri shtoi se Yamal provoi gjithçka për ta detyruar...
Burimi:
telesport.al