Burimi:
Gijotina.com

Do shisnin armë në Tiranë, Policia arreston në flagrancë dy të rinjtë (Emrat)
👁9753
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës për veprën penale ‘trafikim të armëve të zjarrit me qëllim shitjen’. Si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar ‘Suspend 1’, është bërë e mundur vënia në pranga e dy të rinjve, Dejvi Naci 21 vjeç dhe Albi Spahaj 24 vjeç. Mësohet se policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak të cilën e konstatuan gjatë kontrollit fizik të 21-vjeçarit. Bëhet me dije se 24-vjeçari u vu në pranga për moskallëzim krimi pasi po shoqëronte të riun. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar”Suspend 1”. Goditet një tjetër rast...