“Do numërojmë një për një shufrat”, gjermanët të “trembur” për 1,236 ton ar të ruajtur në Nju-Jork

“Do numërojmë një për një shufrat”, gjermanët të “trembur” për 1,236 ton ar të ruajtur në Nju-Jork

Gjermania zotëron një nga rezervat më të mëdha të arit në botë, me rreth 1.236 ton, me vlerë mbi 113 miliardë euro. Një pjesë e madhe e këtij ari ruhet në bodrumet e Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, në Nju-Jork. Megjithatë, për shkak të klimës ekonomike të pasigurt dhe tensioneve politike me SHBA-në, po shtohen zërat në Berlin që ngrenë pikëpyetje për sigurinë e kësaj rezerve. Disa politikanë gjermanë kanë nisur të shprehin hapur shqetësimet e tyre. Deputeti në largim i CDU-së, Marco Wanderwitz, thekson se Gjermania duhet të jetë më e pavarur në menaxhimin e pasurisë së saj...
Burimi: Opinion.al