“Do ngjis kangjellat e burgut” A po paralajmëron Ilir Meta daljen nga qelia?

“Do ngjis kangjellat e burgut” A po paralajmëron Ilir Meta daljen nga qelia?

Një verë e pazakontë për Ilir Metën. Jo në Alpet shqiptare, jo në majat që ai i ka eksploruar me pasion, por në një qeli 12 metra katrorë, që për të është kthyer në palestër, bibliotekë, ekspozitë, vend meditimi, edhe në një arenë për të denoncuar qeverinë. Ne i kemi dërguar disa pyetje dhe kemi marrë prej tij menjëherë përgjigjet ku nuk ankohet për veten, por për të gjithë të paraburgosurit që sipas tij janë viktimë e një sistemi që i harron me vite nën hetim, pa gjykim. Intervista e plotë – Z. Meta, kjo është një verë krejt atipike...