“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ishte një nga zërat më kritikë brenda mazhorancës ndaj reformës së re territoriale, votoi pro projektligjit në seancën e sotme plenare. Pavarësisht votës në Kuvend, Braçe deklaroi pas seancës se vijon të jetë kundër hartës së re administrative dhe se do t’i sqarojë arsyet e vendimit të tij gjatë ditës së premte. Në një prononcim për mediat teksa largohej nga ambientet e Kuvendit, mes tij dhe gazetarëve u zhvillua kjo bisedë: “Jam kundër, do e sqaroj nesër”, tha Braçe. Gazetari: Ç’u bë, zoti Braçe, reformën territoriale… Erion Braçe: Jam kundër, po prapë reformën… Gazetari: Pse votuat pro, zoti Braçe? Erion Braçe: E shpjegoj nesër. Gazetari: E konsideruat këtë ditën më të vështirë? Pse vendosët në momentin e...
Burimi:
javanews.al