‘Do ju shoh në sy e ta votoni…’, Rama paralajmëron ‘të vetët’: Kush fut njerëz në punë, do ndiqet penalisht

‘Do ju shoh në sy e ta votoni…’, Rama paralajmëron ‘të vetët’: Kush fut njerëz në punë, do ndiqet penalisht

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se pjesa e mbetur e mandatit, do t’i dedikohet, reformimit të qasjes së shtetit me qytetarët dhe zgjidhjen e problematikave apo pakënaqësive. Si njërën prej këtyre, Rama ka evidentuar, të menduarit se në administratë punësohen vetëm persona që kanë lidhje apo kontakte me qeveritarë apo zyrtarë. “Unë do të propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur njeri në punë, të jetë vepër penale”, tha kreu i qeverisë e ndër shtoi se secili prej deputetëve socialistë, do të jetë i detyruar ta votojë. “Po ndërtojmë me Adean dhe ekipin, një Shkallë të Meritës që nuk është një tjetër portal i administratës, por është një hapësirë për një marrëveshje...