“Do i shërbejmë zgjedhësve tanë”- Bashkia e Tiranës i përgjigjet Ramës: Dënojmë ndërhyrjet politike të Kryeministrit në kompetenca!
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku paralajmëroi se do të ketë ndëshkim politik për drejtuesit e administratës bashkiake që, sipas tij, zbatojnë porosi për largimin e punonjësve nga puna për motive politike. Në një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës dënon atë që e cilëson si ndërhyrje politike të kryeministrit në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të bashkisë, si dhe presionin publik ndaj drejtuesve të administratës. Bashkia thekson se nuk është institucion në varësi personale të kryeministrit dhe se autonomia e saj garantohet nga Kushtetuta dhe ligji për vetëqeverisjen vendore. Në reagim nënvizohet se emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen në përputhje me ligjin dhe jo sipas preferencave...
Burimi:
javanews.al