Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Djegia e flamurit shqiptar në Kosovë, Kreshnik Spahiu: U përdhos atje ku vitet e fundit është sponsorizuar urrejtja ndaj Shqipërisë
Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe kritika të shumta në Kosovë. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, të rinjtë duken duke e hedhur flamurin në tokë dhe më pas duke e përdhosur atë duke kaluar sipër me automjet. Ajo që ka zemëruar qytetarët është mungesa e veprimit nga ana e Policisë, e cila, ndonëse i ndaloi autorët, i liroi menjëherë pas ndalimit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deklaroi për mediat kosovare se ngjarja përfshin dy të mitur...