Dje kishte ditëlindjen, sot ndërroi jetë. Kush ishte Margarita Xhepa (Profil)

Dje kishte ditëlindjen, sot ndërroi jetë. Kush ishte Margarita Xhepa (Profil)

Është ndarë nga jeta në moshën 91- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Margarita Xhepa, ishte një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptar me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet ’60-të dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare. Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht...