Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Djalli” zgjohet në minutat e fundit të ndeshjes, Milani përmbys Bolonjën dhe i shkon 3 pikë larg Champions-it
👁5031
Milani ka marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme. Kuqezinjtë kanë përmbysur Bolonjën në “San Siro” në shifrat 3-1. Miqtë kaluan të parët në epërsi, teksa Orsolini tundi rrjetën në minutën e 49. Por “djalli” u zgjua në minutat e fundit të lojës. Himenezi riktheu baraspeshën në minutën e 73-të, ndërsa 6 minuta më vonë Pulisiçi kaloi në avantazh Milanin. Ndërkaq në minutën e 90 ishte sërish Himenezi ai që vulosi shifrat përfundimtare në 3-1. Një fitore me mjaft vlera për kuqezinjtë, të cilët i shkojnë zonës së kualifikimit për në Ligën e Kampionëve vetëm 3 pikë larg./Sport Ekspres/