Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj

Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj

Themeluesi i klubit të famshëm turk të futbollit ka qenë Ali Sami Frashëri, djali i rilindasit tonë të madh. I njohur nga turqit si Ali Sami Yen (ligji i vitit 1934 për mbiemrat në Turqi detyroi shumë shqiptarë të braktisin emrat e familjeve të tyre), ai ka qenë një futbollist i njohur dhe zyrtar i lartë i futbollit turk. Një ish-nxënës i shkollës të mesme prestigjioze “Gallatasaraj”, ai vendosi bashkë me bashkëmoshatarët e tij që të krijonin një klub futbolli, në 1905. (Duke shfrytëzuar këtu disa të dhëna që radhiten në Wikipedia.) Ali Samiu vendosi edhe për ngjyrat që Gallatasaraj mban edhe sot e kësaj dite. “Imagjinonim ndriçimin e zjarrit tonë verdhakuq mbi supet e skuadrës sonë dhe besonim se do të na çonte nga...