‘Divjakën duan ta kthejnë në kooperativë bujqësore’, Korreshi për ‘Territorialen’: Vdekja e demokracisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, me moderatoren Megi Latifi, komentoi miratimin në Kuvend të reformës së re territoriale, e cila u votua me 85 vota pro nga mazhoranca. Korreshi e cilësoi votimin si “vdekje të demokracisë”, duke akuzuar deputetët që mbështetën nismën se nuk morën parasysh zërin e qytetarëve, veçanërisht të banorëve të qarkut të Fierit, Divjakës, Patosit dhe 13 bashkive të tjera që preken nga reforma. Sipas tij, banorët e Divjakës kanë protestuar prej 70-80 ditësh kundër ndryshimeve, ndërsa edhe këshillat bashkiakë kishin votuar kundër shkrirjes së bashkive. Deputeti demokrat tha se protesta e së enjtes duhej të kishte pasur pjesëmarrje më të madhe, pasi, sipas tij, një reagim më i gjerë i qytetarëve mund të kishte...
Burimi:
syri.net