Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
👁8231
Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në fshatin Goricaj, Divjakë. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. 65-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen që ditën e djeshme. “Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, njofton Policia.