Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ditë historike për Yamal, Barcelona i bën dhuratën speciale
Ditë historike për Lamine Yamal. Talenti i Barcelonës do të veshë fanellën prestigjioze me numrin 10, duke trashëguar një simbol të mbajtur nga Maradona, Ronaldinho dhe Messi. Njoftimi i bërë ka qenë me të vërtetë special, gjithçka erdhi nëpërmjet një murali festiv në Rocafonda, qytetin e lindjes së fenomenit të ri të botë së futbollit. Familja e tij dhe presidenti Joan Laporta ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni. Yamal ka qenë fantastik në sezonin e kaluar, duke ndihmuar Barcelonën në arritjen e objektivave.