Ditë e nxehtë me temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Ditë e nxehtë me temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Këtë të hënë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës. Temperaturat maksimale, do të arrijnë deri në 35 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1- 3 ballë.
Burimi: Kohajone.com