Ditari i vitit 1912: Kur Aubrey Herbert deshi ta takonte Isa Boletinin
Në verë të vitit 1912, Aubrey Herbert kishte vendosur që ta vizitonte edhe një herë Kosovën ku pothuaj kishte përfunduar kryengritja e armatosur kundër Perandorisë Otomane e cila çoi së pari në autonomi e pastaj rezultoi në pavarësimin e Shqipërisë. Kësaj radhe Herbert kishte vendosur të udhëtonte nga Sarajeva për të hyrë në vilajetin e Kosovës, me qëllim që të qëndronte në Mitrovicë ku do ta takonte Isa bej Boletinin. Kur kishte hyrë në Berane, që atëherë ishte pjesë e Kosovës, kishte hasur mu në momentin kur kryengritësit po e përmbysnin pushtetin lokal. Në ditarin e tij të asaj dite, Herbert ka shënuar gjëra interesante që flasin për gjendjen dhe mentalitetin e banorëve të këtij qyteti Zbrita nga kali dhe hymë në qytetin plot me...
Burimi:
kultplus.com